Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës ka shprehur “shqetësimin dhe dënimin e saj të thellë” për zbulimin e “pilulave narkotike të llojit ‘Oksikodon'” brenda qeseve të miellit të shpërndara nga qendrat e ndihmës të mbështetura nga SHBA-ja dhe Izraeli në enklavë.
“Deri më tani kemi dokumentuar katër dëshmi nga qytetarë që i gjetën këto pilula brenda qeseve të miellit. Më serioze është mundësia që disa nga këto substanca narkotike të jenë bluar ose tretur qëllimisht në vetë miellin, gjë që rrit fushëveprimin e krimit dhe e transformon atë, në një sulm serioz që synon drejtpërdrejt shëndetin publik”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Zyra e Medias në Telegram.
“Përdorimi i drogës nga pushtuesi izraelit si armë e butë, në një luftë të ndyrë kundër civilëve dhe shfrytëzimi i bllokadës për të kontrabanduar këto substanca si ‘ndihmë dhe asistencë’, përbëjnë një krim lufte dhe një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, thuhet në deklaratë./ Al Jazeera.