Ditë më parë familja Muharremi nga Medvegja ka njoftuar se në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe gjësende tjera.
Rastin e kanë bërë të ditur se kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Nevzad Lutfiu si dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
E lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga Qeveria e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një postim në X thekson se Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë.
“Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, shkruan Bislimi.
Për kërcënimin në fjalë ka folur edhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Nevzad Lutfiu.