Qeveria e Kosovës e miraton pagën minimale prej 264 euro bruto

Qeveria e ka miratuar projektligjin që i hap rrugë pagës minimale në vlerë prej 264 euro bruto apo 250 euro neto.

Veç kësaj, qeveria e ka miratuar edhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se projektligji ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale.

“Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale. Përmes këtij ligji synojmë të eliminojmë pasiguritë juridike për pagën minimale në nivel kombëtar. Së fundmi ky projektligj rregullon edhe mënyrën e propozimit të pagës minimale nga ministri”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme