Kabineti qeveritar i Kosovës nuk do të marrë pjesë në aktivitetet që ishte paraparë të mbahen në Vlorë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Arsyeja e anulimit për të marr pjesë në këtë ceremoni është mospjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj pasi që ai është kthyer në Kosovë sepse sot do të takohet me zëvendësndihmës sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Cooper, raporton KosovaPress.
Në aktivitetet e Vlorës do të marrë pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndërsa atij në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta.
Dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës.