Qeveria e Kosovës nuk pret arrestimin e Kryeministrit Haradinajt!

Qeveria e Kosovës e ka marrë më shumë qetësi, paralajmërimin e Ish-kryenegociatorit të Serbisë, Borko Stefanoviq, se brenda pesë ditëve të ardhshme kryeministri i vendit Ramush Haradinaj do të përfundojë në burg.

Halil Matoshi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës duke mos dashur t’i komentoi deklaratat e ish-kryenegocaitorit Stefanoviq, u shpreh i bindur se nuk do të ndodh arrestimi i Haradinajt, ashtu siç u pretendua se do të ndodh në një forum me temë diskutimi “procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, në Mitrovicën e Veriut.

Apsulutisht ne nuk i komentojmë deklaratat e një shteti të huaj, aq më tepër ndaj një shteti që vazhdon të ketë armiqësi ndaj shtetit të Kosovës, ndërkaq sa i përket kryeministrit Haradinaj, ai është duke e përmbushur agjenden e tij shtëterore si çdo herë tjetër”, tha Matoshi

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi

Ndërkaq kur u pyet nga “Gazeta Blic” se a ekziston rreziku që Haradinaj të arrestohet, ai u shpreh shkurtimisht se “Apsulutish jo.”

“Gazeta Blic” ka bërë përpjekje që të kontaktojë edhe ish-ministren për Dialog Edita Tahiri, e cila ka qenë pjesë e këtij forumi, por kontakti me të ka qenë gati i pamundur, pasi që ajo nuk i është lajmëruar thirrjeve të redaksisë.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se Stefanoviq ka potencuar se vendi i tij nuk kurrë nuk do ta pranojë shtetin e Kosovës.

Haradinaj, ishte arrestuar në fillim të këtij viti në Francë nga autoritetet e këtij shteti pas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia vite më parë. Gjykata e Apelit në Kolmar të Francës e kishte liruar Haradinaj, nga të gjitha akuzat e Serbisë disa muaj më vonë pas arrestimit të tij. /Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme