Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e cila do të fillojë nga ora 14:00 pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në të gjitha institucionet publike.

Sipas njoftimit të agjendës së Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se një nga pikat e rendit të ditës është edhe ndalimi i funksionimit të shërbimeve të rrjetit social TikTok

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “TikTok” në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, është pika e pestë e këtij propozim-vendimi të hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme