Qeveria e Maqedonisë së Veriut pas takimit foli për dorëheqjen, zgjedhjet e parakohshme dhe stabilitetin e shumicës

Shumica parlamentare është stabile, vlerësojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut e cila sot organizoi takim me partnerët e koalicionit për të diskutuar stabilitetin e koalicionit qeveritar pas dorëheqjes së paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev.

“Sot me ftesë të kryeministrit Zaev në Qeveri u zhvillua takim i përfaqësuesve të të gjithë partive politike që e përbëjnë shumicën parlamentare në Kuvend”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar që të gjithë partnerët morën pjesë.

Qeveria vlerësoi që zgjedhjet e reja e fusin vendin në një krizë të re politike, ekomomike, shoqërore dhe të sigurisë, duke e ngadalësuar edhe procesin eurointegrues.

“Shumica parlamentare është stabile dhe përgjegjëse për të ardhmen e shtetit dhe popullit. Së bashku u konstatua se Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët të vendit nuk i nevojitet zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, vlerësojnë nga Qeveria.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme