“Qeveria e re do ta shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorëve”

Gazetar: Suad Bajrami

Mandatari për formimin e Qeverisë së re Hristijan Mickoski nuk heq dorë nga paralajmërimi se qeveria e udhëhequr nga ai, do t’i shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorëve, pasi e kanë humbur kredibilitetin, shkruan Alsat.

Ndaj ekspertëve të caktuar të cilët i bënë thirrje Mickoskit të mos nxitojë me këtë masë, ai thotë se do t’i marrë parasysh rekomandimet, por pret që të ofrojnë zgjidhje.

“Në lidhje me vetë reformën, ne dolëm para qytetarëve, morëm gjysmë milionë vota dhe shpallëm front dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Dhe një prej masave ishte ajo që publikisht e kemi folur. Unë në çdo ngjarje, në çdo takim me qytetarët, këtë e kam folur”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski dërgoi kritika ndaj ministrit aktual të Drejtësisë Krenar Lloga, i cili periudhën e fundit është bërë aktual me deklarimet e tij kundër masës së shpërbërjes së trupave që zgjedhin gjyqtarë dhe prokurorë. Sipas tij, Lloga e humbi mundësinë që ta rrisë besimin e qytetarëve në Gjyqësor.

“Për fat të keq, ai vendosi që në vend që të punojë për qytetarët, gjeti tokë pjellore prej ku do të gjenden kuadrot në prokurori, veçanërisht në gjyqësor të jetë Zajazi. Mendoj se lokacion të keq ka gjetur në Google Maps, do të duhej të gjejë tjetër, e ai është në zyrën e ministrit të Drejtësisë, të punojë dhe bashkëpunojë me ekspertët”, u shpreh ai.

Derisa vazhdon diskutimi nëse është mirë apo jo të shpërbehen këto dy trupa të sistemit të drejtësisë të cilat në letër janë të pavarura, Këshilli Gjyqësor gjatë seancave të kaluara ka realizuar disa rekomandime të Misionit Vlerësues të BE-së.

Me to, parashikohet ngritje e nivelit të llogaridhënies nga anëtarët e Këshillit për zgjedhjen e gjykatësve, por edhe rritje të transparencës. Këshilli Gjyqësor, por edhe i Prokurorëve, vazhdojnë të jenë në shënjestër të kritikave për politizim./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme