Qeveria e re mbajti seancën e parë

Gazetare: Fatlume Dervishi

Igor Janushev u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë në seancën e parë të ekzekutivit të ri, shkruan Alsat.

Qeveria mes tjerash vendosi që Elena Petrova të jetë drejtore e re e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Boban Nikollovski, drejtor i Doganave kurse Aleksandar Janev drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Ndër pikat e para ishte rritja e pensioneve për 5 mijë denarë, premtim të cilin Mickoski e kishte përsëritur në vazhdimësi. Në komunikatën e qeverisë thuhet se rritja do të ndodhë në dy raste. Pagesa e parë me rritje prej 2.5 mijë denarë do të bëhet në shtator, kurse e dytë më 2.5 mijë denarë të tjera, do të bëhet në mars të vitit të ardhshëm.

Qeveria në seancën e parë poashtu vendosi që në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës nuk mund të formohet Fakultet për Shkenca të Shëndetësisë dhe vendimi i qeverisë paraprake u shfuqizua.

Përveç emërimeve, nga qeveria njoftojnë se është biseduar edhe për çështje të tjera. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski ka informuar për dëmet e ditëve të fundit nga vërshimet dhe stuhitë kurse qeveria thotë se po bëhet vlerësimi i dëmeve.

Përpara seancën, kuadrot e VLEN njoftuan se filluan me takimin e rregullt për koordinim të përbashkët, i cili, njoftuan se do të zgjerohet edhe me zv/ministrat dhe kuadrot e tjerë të koalicionit. Njoftimin e bëri në rrjetet sociale zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme