Qeveria e re në duart e Lëvizjes BESA dhe Bilall Kasamit?!

Dikur Ilir Meta ishte ai që vendoste qeveritë në Shqipëri. Sot në këtë rol është Lëvizja BESA dhe lideri i saj Bilall Kasami.

Pa pesë mandatet e Lëvizjes BESA nuk do të ketë qeveri me LSDM-në e Zoran Zaevit. Për të vetmin shkak se Ahmeti dhe Zaevi nuk e posedojnë numrin e nevojshmë prej 61 deputetëve.

Ndërkohë nga Lëvizja BESA disa herë e kanë përsëritur qëndrimin se nuk bëhen pjesë në bashkëqeverisje më të inkriminuarit e BDI-së, kurse disa parti të tjera të vogla opozitare janë shprehur më të interesuara në këtë drejtim.

Menjëherë pas zgjedhjeve për herë të parë në historinë e politikës në Maqedoni, kishte ndodhur që një lider maqedonas, në këtë rast Zoran Zaev, të kishte shkuar në një prej selive shqiptare, si tek Lëvizja BESA në Shkup, për të relizuar takim me krerët e saj. E se çfarë realisht është biseduar në këtë takim ende nuk dihet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme