Qeveria dorëzoi në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Regjistrim, informojnë nga Qeveria.
Në seancën e 59-të të sotme, Qeveria përcaktoi tekstin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021.
Projektligj me ndryshimet e paraqitura do t’i paraqitet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e shtyrë regjistrimin për shtator 2021, domethënë që datat për kryerjen e Regjistrimit do të ndryshohen dhe se do të realizohet në shtator të këtij viti.
Një nga ndryshimet e propozuara është vazhdimi i procesit të vetregjistrimit të qytetarëve nga diaspora deri në fund të regjistrimit në shtator./Telegrafi/