Qeveria e Serbisë në mbledhje të jashtëzakonshme për Ramush Haradinajn

Ka filluar mbledhja e Qeverisë së Serbisë për rastin Haradinaj.

Ashtu siç edhe dje ishte paralajmëruar nga Beogradi, Qeveria e Serbisë do të mbledhet sot në një mbledhje “të jashtëzakonshme” pas vendimit të Gjykatës së Colmarit në Francë për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq u ka thënë mediave serbe dje duke u kthyer nga India ku kishte zhvilluar një vizitë pune që Qeveria e Serbisë do diskutojë për këtë temë në mbledhjen e sotme, raprton Gazeta Blic.

Të njejtën gjë e ka përsëritur edhe zëvendësi i tij dhe Minsitri i Jashtëm i Serbisë, Daçiqi, i cili tha që “Qeveria e Serbisë vetëm në mbledhjen e saj do të prononcohet për këtë çështje”.

Pas mbledhjes pritet që të ketë një deklaratë për shtyp nga Qeveria e Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme