Qeveria e Serbisë nuk shqetësohet nëse shtetasit e Kosovës udhëtojnë pa viza nëpër Evropë, mirëpo brengosëse për to është pajisja me pasaporta të serbëve të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Aleksandër Vuçiqit, në një përgjigje për “Indeksonline”, thotë se kushti kryesor për heqjen e vizave për Kosovën është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Institucioni të cilin e drejton Marko Gjuriq shprehet se zyrtarët evropian dhe amerikan, kanë nënvizuar qartësisht se themelimi i Bashkësisë së komunave serbe është njëri prej kushteve për marrjen e liberalizimit të vizave.
Ndërsa Qeveria e Serbisë, sipas kësaj Zyre, thotë se nëse Unioni Evropian ka marrë parimin gjeografik, dhe pastaj e kishte kufizuar liberalizimin e vizave në rajonin e Serbisë qendrore dhe veriore, duke përjashtuar Kosovën, dhe tani kur dëshiron ta zgjerojë në Kosovë, duhet të vlen parimi mbi të cilit liberalizimi i vizave referohet në territorin dhe njerëzit, dhe jo në llojin e dokumentit. “Çdo zgjidhje tjetër do të ishte diskriminimi i rëndë”, përfundon përgjigja e Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë./Indeksonline/