Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes “Trainkos”.
Kryeministri Albin Kurti njoftoi para kabinetit qeveritar se kryesues i këtij bordi do të jetë Jetmir Nuka.
Ndërkaq, anëtarë të bordit janë emëruar Vjollca Salihu, Luljeta Lutfiu, Ruzhdi Zeqiri, Kimete Fazliu dhe Afrim Bulluti.
“Mandati i të emëruarve zgjatë tri vjet”, bëri të ditur Kurti.
Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka emëruar edhe Aurora Dinajn anëtare të Bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”.