Qeveria emëron Kryeakademikun Hivzi Islami në krye të Komisionit për matjen e territorit

Kreu i ASHAK, Hivzi Islami është ngarkuar që të udhëheq me Komisionin e formuar nga Qeveria për matjen e territorit – një ide kjo e Kryeministrit Isa Mustafa për ta nxjerrë vendin nga ngërçi politik. Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i partive opozitare për këtë emërim, kur dihet se Islami ka qenë kundërshtar i ashpër i akterëve që kanë thënë se Kosova ka humbur territor nga marrëveshja me malin e Zi.

 

Kryeministri Mustafa ka thënë se qeveria nuk do t’i jap udhëzime këtij komisioni, i cili sipas tij do të jetë i pavarur,  por në fund të punës, Qeveria do të pranojë një raport, i cili më pas do të aprovohet në ekzekutiv dhe do të dërgohet në Kuvend.

“Ne nuk do të japin udhëzime se di të punojë komisionit si qeveri, sepse ai do të jetë i pavarur me kriteret dhe teknikat e matjes së territorit. Ne do të mbështesim plotësisht logjistikën e punës së komisionit. Raportim përfundimtar do ta aprovojë qeveria dhe do ta informojmë Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

“Unë konsideroj se është një ndërmarr një hap i rëndësishme për ne, sepse edhe qytetarët janë të interesuar të dinë sa është territori i Kosovës. Por edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta dijë se cili është territori. Është mirë të mos krijojmë ndonjë konfuzion. Në emër të qeverisë propozojë që Hivzi Islamin ta drejtoj punën e këtij komisioni, dhe prej këtij momenti këtë çështje e lëmë në kompetencë  dhe fushëveprim të këtij komision, ne marrim si obligim se të gjitha adresimet që i bëni ne do t’iu përgjigjemi”, ka thënë kryeministri Mustafa./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme