Qeveria: Fondi pensional të dorëzojë të dhënat për pensionet më së voni deri më 21 prill

LEXO EDHE:

Qeveria sot në seancë e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatat për pagesën e pensioneve për muajin prill 2022 dhe ka urdhëruar Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të dhënat për pensionet t’i dorëzojë bankave komerciale më së voni deri më 21 prill për t’u mundësuar pensionistëve që nga 26 prilli të kenë akses në pensionet e prillit përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.

Me këtë informacion, shtohet në deklaratë, Qeveria u rekomandon bankave të nivelit të dytë që përmes bankave të sigurojnë pagesën e pensioneve me para në dorë për klientët që nuk përdorin karta, në katër grupe sipas grafikut në vijim sipas shumës së pensionit, deri në 11.000 denarë, pagesa të bëhet më 26 prill (e martë), për pensione prej 11.001-14.000 denarë më 27 prill (e mërkurë), për pensione prej 14.001-18.000 denarë në prill, 28 (e enjte) dhe për pensionet më shumë se 18.001 denarë, pagesa do të bëhet më 29 prill (e premte).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme