Qeveria Haradinaj e dërgon të hënën në Kuvend Projektligjin për Demarkacionin (Dokument)

Qeveria e Kosovës ka vendosur që në mbledhjen e saj të së hënës, si pikë të rendit të ditës ta shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe raportin e vlerësimit të punës së ish-Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi. Po të njëjtën ditë Qeveria pritet ta dërgojë në Kuvend Projektligjin për Demarkacionin, për të cilin Haradinaj kishte thënë se beson se do të hidhet poshtë nga Kuvendi.

Raporti i Komisionit për Demarkacionin, i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, tashmë ka përfunduar me të gjeturat për kufirin Kosovë – Mali i Zi. Ata kanë paralajmëruar fakte befasuese që i kanë mbledhur gjatë punës së tyre.

Gazeta Express mëson nga burimet e saj se menjëherë pas diskutimit në Qeveri për Marrëveshjen e Demarkacionit, të procedohen në Kuvend edhe Marrëveshja aktuale bashkë me raportin e Shpejtim Bulliqit. /Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme