Qeveria Haradinaj ia plotëson dëshirën Thaçit – miratohet propozimi për ndërtimin e rezidencave në Hajvali

Ajo që përflitej si një ide që presidenti Hashim Thaçi e kishte propozuar gjatë një darke të Qeverisë së Kosovës në shtëpinë e zv.kryeministrit Behgjet Pacolli po bëhet realitet. Thaçi madje këtë e kishte kërkuar edhe si një nevojë të kohës.

“Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë dhe dekadat e ardhshme, duhet t’i kultivojmë dhe kompletojmë shenjat e identitetit tonë shtetëror. Në shërbim të këtij qëllimi, kabinetit qeveritar i bëra tri propozime, të cilat shpresoj se do të marrin përkrahjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të vendit tonë. Së pari, shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore, si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës” ka pati deklaruar Thaçi.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kompleksit (rezidencave) qeveritare” Prishtinë.

Këto prona janë në Zonën Kadastrale: Zllatar, Matiqan, Hajvali, Çagllavicë, komuna e Prishtinës dhe Zona Kadastrale: Graçanicë dhe Badovc, komuna e Graçanicës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme