Qeveria Haradinaj ndjen keqardhje që Isa Mustafa nuk ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për veteranët

Zyra për media e kryeministrit ka njoftuar se shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj në bashkëpunim me ministritë përkatëse i ka kryer të gjitha procedurat për pagesat e veteranëve dhe kjo cështje është në kompetencën e Kuvendit.  Qeveria Haradinaj, thuhet në njoftim, pret që deputetët të votojnë këto ndryshime që të paguhen pensionet në mënyrë retroaktive.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bashkëpunim me Ministritë përkatëse, i ka kryer të gjitha procedurat për pagesat e veteranëve dhe tashti çështja është në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta rishqyrtojë buxhetin në afat optimal. Së këndejmi, sa i përket borxhit për këtë vit (gusht deri dhjetor 2017) Qeveria i ka siguruar fondet dhe ka proceduar në Kuvendin e Kosovës ndryshimet e buxhetit dhe pret që deputetët të votojnë këto ndryshime sa më shpejt dhe që pensionet të paguhen në mënyrë retroaktive”, thuhet në njoftim, raporton lajmi.net.

Qeveria Haradinaj ka thënë përmes njoftimit se ndjen keqardhje që qeveria e Isa Mustafës nuk ka ndarë mjaftueshëm buxhet për veteranët e luftës.

“Sa i përket shqetësimit të veteranëve të UÇK-së rreth mos pagesës së pensioneve, drejtori i Zyrës për Çështjet e kategorive të dala nga Lufta, në Zyrën e Kryeministrit, Gazmend Syla, ndjen keqardhje që Qeveria e kaluar nuk ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për Veteranët e Luftës.  Gjithashtu Syla, siguron veteranët se Qeveria Haradinaj, do të ndajë buxhetin për vitin 2018, për pagesën e pensioneve për 12 muaj, pa ndërprerje, për këto kategori. Për Qeverinë Haradinaj, tema e pensioneve dhe pagesës me kohë të tyre, nuk është e diskutueshme, sepse është e drejtë e ligjshme e veteranëve të luftës dhe kategorive tjera të lirisë”./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme