Qeveria i përgjigjet kërkesës së BE’së: Nuk ndryshon qasja ndaj taksës

Përfaqësuesja së lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, komisionarja për Tregti, Cecilia Malmstrom dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, i kanë dërguar zyrtarisht një letër të përbashkët kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në letër ofrohet që në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë, emërtimi i shtetit tonë, UNMIK të zëvendësohet me Kosovo*.

Avni Arifi, Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook sqaron se Qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë nuk kanë bërë asnjë ndryshim në politikën e saj, as ndaj taksës, as ndaj qëndrimeve tjera që lidhen me statusin apo me gjitha temat aktuale për të cilat flasim

“Qeveria e Kosovës pothuajse në baza ditore komunikon me Brukselin në forma të ndryshme, me letra, në formë telefonike apo edhe në takime të drejtpërdrejta. Në të gjitha takimet ka letra të rëndësishme ka dokumente të rëndësishme. Sa i përket pyetjes për letrën e Mogherinit qe sot pothuajse çdo medium ka pas pyetje – nuk mund ta komentojmë përmbajtjen e saj e as përmbajtjen që kryeministri Haradinaj ia ka kthyer, sepse nuk besoj se i ka mbërri zonjës Mogherini, por çka mund të konstatojë është se Qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë nuk kanë bërë asnjë ndryshim në politikën e saj, as ndaj taksës as ndaj qëndrimeve tjera që lidhen me statusin apo me gjitha temat aktuale për të cilat flasim”, ka theksuar Arifi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme