Kabineti qeveritar i kryeministrit Ramush Haradinaj po krahasohet edhe me shtetin më të populluar në botë, Kinën. Kosova me rreth 2 milionë banorë ka 21 ministri, 5 zëvendëskryeministra e më shumë se 40 zëvendësministra. Derisa Kina, që ka 1.4 miliard banorë, apo rreth 800 herë më shumë se shteti i vogël evropian, i ka vetëm katër ministri më shumë se Kosova e një zëvendëskryeministër më pak, shkruan sot, gazeta Zeri.
Kosova me rreth 2 milionë banorë ka 21 ministri, 5 zëvendëskryeministra e më shumë se 40 zëvendësministra. Derisa Kina, që ka 1.4 miliard banorë, apo rreth 800 herë më shumë se shteti i vogël evropian, i ka vetëm katër ministri më shumë se Kosova e një zëvendëskryeministër më pak.
Disa zyrtarë të lartë shtetërorë, mes të cilëve edhe nënkryetari aktual i partisë së Ramush Haradinajt, Ahmet Isufi, muaj më parë e kishte krahasuar Qeverinë e Kosovës me Qeverinë e Kinës për nga numri i ministrive, ndonëse për nga numri i banorëve Kina është shteti më i madh në botë, ndërsa Kosova ndër shtetet më të vogla.
Por, edhe shefi i partisë së tij përsëri do të udhëheqë me një Qeveri që krijon barrë të madhe financiare për buxhetin e Kosovës. PDK-ja si subjekti më i madh i koalicionit pritet t’i drejtojë 6 ministri, AAK-ja dy, Nisma për Kosovën tri, AKR-ja katër prej tyre, Lista Serbe tri, komunitetet tjera joserbe dy dikastere dhe “Lista Rugova” një ministri. Deri më tash janë përfolur disa emra të cilët pritet të vijnë në krye të këtyre dikastereve.
Behgjet Pacolli, Pal Lekaj, Rrustem Berisha, Valdrin Lluka, Albena Reshitaj, Flamur Sefaj e Dardan Gashi janë vetëm disa prej emrave që janë lakuar vazhdimisht për këto poste, por megjithatë asnjëri prej subjekteve ende nuk i ka zyrtarizuar emrat e tyre, ndonëse seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet sot në orën 16:00.
Nga ana tjetër, Kosova për herë të parë pritet që këtë herë ta ketë edhe Ministrinë për Inovacion dhe Ndërmarrësi, në krye të së cilës do të jetë PDK-ja…