Qeveria e Kroacisë ka dënuar ashpër aktin e Vojislav Sheshelit, duke e quajtur një veprim të papranueshëm dhe të pacivilizuar.
Shesheli ka djegur flamurin kroat dhe ka sharë delegacionin e këtij shteti që ndodhej për vizitë në Beograd.
Pas këtij incidenti, delegacioni kroat ka ndërprerë vizitën zyrtare. Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe njeriu i dytë i Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, shkruan KP.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka biseduar me Jandrokoviqin dhe dënuan ashpër aktin e Sheshelit, i cili ka fyer simbolet e shtetit kroat, shkruajnë mediat e Kroacisë.
“Është vendosur që delegacioni kroat të kthehet në Kroaci”, ka bërë të ditur qeveria kroate.