Qeveria malazeze flet për vendimin e Haradinajt për Demarkacionin

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me në krye Murat Mehën, ka zënë vend në mediat e Malit të Zi.

Por përpos mediave, askush në Qeverinë e Malit të Zi nuk është e informuar për një vendim të tillë.

Insajderi ka kontaktuar me zyrën e kryeministrit malazez për të mësuar nëse Qeveria e Malit të Zi është e informuar për këtë vendim.

Srđan Kusovac këshilltar i kryeministrit të Malit të Zi Duško Marković,  dhe drejtues i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë malazeze, i ka thënë Insajderit, se askush nuk është i informuar për këtë vendim.

“Ne nuk e kemi asnjë informacion për këtë vendim të kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës. Nuk jemi të informuar as për shkarkim të kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion e as për ndonjë lëvizje tjetër në marrëveshjen e dy vendeve për demarkacionin mes Malit të Zi dhe Kosovës”, ka thënë Kusovac për Insajderin.

Haradinaj sot mori vendim që të shkarkojë Komisionin Shtetëror për Demarkacion dhe kryetarin e deritashëm Murat Mehën me të cilin kishte pasur edhe konfrontime të ashpra gjatë debateve për demarkacionin me Malin e Zi. Në vend të tij e ka emëruar kundërshtarin më të madh të demarkacionit nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi.

Haradinaj shkarkon komisionin e Murat Mehës për demarkacionin, emëron Bulliqin

Shkarkimi i këtij komisioni ngjalli edhe reagimin e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili e pyeti Haradinajn, nëse është konsultuar me Malin e Zi për këtë vendim.

Ndryshe gjatë fushatës parazgjedhore, Insajderi kishte raportuar sesi Haradinaj kishte dhënë idenë e një komisioni të ri për Demarkacionin.

Pyetja për demarkacionin “zë ngushtë” kryeministrin

Në një takim me qytetarë në Prizren i mbajtur me 21 maj të këtij viti, Haradinaj kishte thënë se Qeveria e drejtuar nga ai tashmë e ka të qartë se si do ta zgjidhë çështjen e demarkacionit por kufiri do të mbetet në Çakor.

“Ne do të krijojmë një komision të ri, që ka të gjetura të reja. BE-së do t’i themi se kjo çështje që e keni si kusht është në rrugë për t’u zgjidhur dhe se nuk ke të drejtë ta ndalosh sepse nuk është më proces i bllokuar. Ata e kanë ndalë procesin e liberalizimit të vizave sepse demarkacioni ka qenë i bllokuar”, kishte  thënë Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme