Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, njofton ZKM, përcjell Reporteri.net.
Sipas njoftimit, sonte ka miratuar disa vendime.
Vendimet:
Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë;
Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil;
Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil;
Kërkesën për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.