Qeveria me rekrutë të MUP-it

Kosova ka 483 pjesëtarë në administratën shtetërore, të rekrutuar nga një organizatë që akoma bën pjesë në strukturën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP). Pjesa më e madhe e tyre zhvillojnë veprimtarinë në “miniqeverinë” e veriut.

Një kontingjent prej 50 rekrutësh të MUP-it, të mërkurën, janë bërë pjesë e kësaj administrate. Disa muaj më herët, të njëjtën gjë e kishin bërë edhe 433 të tjerë. Që të gjithë janë pjesë e personelit të Mbrojtjes Civile (MC), organizatë kjo e akomoduar ligjërisht në Ligjin mbi Mbrojtjen e Serbisë, ndërsa struktura e saj në organogramin e MUP-it, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për vite rresht, MC-ja ka vepruar ilegalisht në Kosovë dhe është njohur nga autoritetet shtetërore si organizatë paramilitare. Në marsin e 2015-s, në Bruksel është mbërritur një marrëveshje për shpërbërjen e saj. Kosova është obliguar t’i integrojë ata në institucione, por Serbia ka qenë e obliguar që t’ua ndërpresë pagat dhe ta heqë MC-në nga struktura e MUP-it…