Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim që edhe zëvendëskryeministrat ta kenë nga një këshilltar, por gjithashtu ka miratuar propozim-vendimin me të cilin Qeveria i propozon Kuvendit të Kosovës të marrë vendim që Pallati i Rinisë të hiqet nga kompetenca e AKP-së dhe t’i kalojë Komunës së Prishtinës
Në këtë mbledhje është miratuar edhe propozim-vendimi për inkasimin e fondeve të paalokuara në buxhetin e Kosovës sipas njoftimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, shuma e të cilave është 11 milionë euro, përcjell Gazetametro.
Qeveria, po ashtu, ka miratuar programin e statistikave zyrtare për vitet 2018-2022, si dhe propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 02/31 të datës 28 gusht 2008.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në pikën 3.1 të vendimit të shtohen edhe zyrtarët në vijim që i keni plus.
“Është nga një këshilltar i zëvendëskryeministrave i secilit”, tha ai.