Qeveria i dha dritë të gjelbër Projekt Buxhetit të vitit të ardhshëm, me të cilin sipas ministres së Financave, vendosen themelet e stabilizimit të financave publike dhe zhvillimit ekonomik. Të ardhurat në buxhetin 2025 janë paraparë për 13 për qind me të larta se sa këtë vit, ndërsa shpenzimet për 10 për qind më të larta. Rritja ekonomike është planifikuar në nivelin prej 3,7 për qind, deficiti buxhetor në 4 për qind, ndërsa inflacioni në 2,2 për qind. Ministrja e Financave tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë më shumë fonde për bllokdotacione për komunat, për pagat- sidomos për rritje në arsimin fillor dhe atë të mesëm si dhe në shëndetësi. Sipas Koçoskës situata imponon kursimin, por do të veprohet me kujdes. /Alsat.mk