Qeveria ndan 1 milion euro për rrymën e papaguar të serbëve të veriut

Qytetarët e Kosovës nuk do ta paguajnë direkt me faturë energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët e veriut por atë gjithsesi se do ta paguajnë.

Nga taksat e tyre, qeveria ka vendosur t’i ndajë 1 milion euro që do t’i shkojnë KOSTIT për mbulimin e shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike për komunat e veriut të Kosovës.

Një veprim i tillë është i përkohshëm ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë megjithëse e ruan funksionalitetin e KOSTIT.

Haradinaj beson se së shpejti serbët do të fllojnë të paguajnë rrymën.

Qeveria e Kosovës gjithashtu ka nënshkruar memorandum me qeverinë gjermane për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar, në komunën e Prizrenit.

Lidhur me këtë paraprakisht në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim që të ndahet parcela në të cilën do të ndërtohet ky park.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se qëllimi i këtij kampi është që të kontribuojnë në perspektivën e të rinjve në Kosovë.

Heldt ka thënë se pas largimit të kampit gjerman në Prizren në vitin 2019 qëllimi është që ai të mbetet përsëri aktiv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme