Qeveria ndan 30 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojave të tjera emergjente të ndërmarrjes publike qendrore, Aeroporti i Gjakovës.

Qeveria po ashtu ka miratuar projektligjin për inspektoratin shëndetësor, raporton KP.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili prezantoi projektligjin për inspektoratin shëndetësor, tha se përmes këtij projektligji Ministria e Shëndetësisë forcon rolin e saj mbikëqyrës.