Qeveria ka ndarë 500 mijë euro për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.
Fillimisht kryeministri, Ramush Haradinaj propozoi që të ndahen 943 mijë euro, mirëpo këtë propozim nuk e pranoi ministri i Financave, Bedri Hamza.
“…propozoj që të ndahen 943 mijë euro prej të cilave 250 mijë do të përdoren për restaurimin e kishës në Prizren”.
Hamza tha se ministria që ai drejton në këtë periudhë mund të ofrojë për këtë çështje deri në 500 mijë euro.
Miniatri Hamza iu bëri thirrje ministrave që të kenë kujdes kur kërkojnë mjete nga rezervat pasi sipas tij, rezervat janë kah fundi.
“E para për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin i lus të gjithë ministrat që ti planifikojnë dhe t’i vendosin me kohë në buxhetin e ministrisë së tyre”.
“E dyta nga çdo njëri prej neve që ka nevojë për rezerva të respektohet afati dhe e treta duhet me pas kujdes për kërkesat e ardhshme për shkak se gjendja e rezervës s’është duke shkuar nga fundi. Deri në 500 mijë euro ne kemi ardhur me përkrah. Propozimi i ministrisë së Financave është që të ndahen 500 mijë euro 250 mijë për restaurim të kishës e 250 mijë për zhvillimet e tjera”.
Më pas kryeministri tha se e pranon propozimin e ministrit, raporton EO.
“Sot ju paraqes para jush propozim vendimin për shumën 500 mijë euro prej të cilave 250 mijë euro do përdoren për restaurimin e kohës. E respektoj mendimin e ministrit në që këtë etapë të jetë kjo shumë”.