Qeveria ndan edhe 152 mijë euro për komisionin e Shpejtim Bulliqit

Komisioni për Mirëmbajtjen e Kufirit që udhëheqet nga Shpejtim Bulliqi, po vazhdon të financohet nga qeveria e Kosovës.

Ky komision ishte formuar nga Haradinaj një ditë pasi kishte ardhur zyrtarisht në krye të qeverisë.

Për punën që e kishte bërë për ta definuar kufirin me Malin e Zi, ky komision më herët ishte paguar edhe me mbi 49 mijë euro, raporton lajmi.net

E sikur të mos mjaftonin këto, Komisionit të Bulliqit iu ndanë edhe një shumë kogja e madhe parash.

Në mbledhjen e sotmëe të qeverisë këtij komisioni iu dhanë 152 mijë e 618 euro.

Kjo ka ardhur pas kërkesës së komisionit, në mënyrë që ata ta vazhdojnë punën për caktimin e kufirit.

Kryeministri Haradinaj tha se këto fonde janë ndarë nga rezervat shtetërore.

Ndarja e këtyre parave erdhi pasi u arrit një marrëveshje me Malin e Zi, që të korrigjohen gabimet ndërmjet dy vendeve për demarkacion.

Sipas kësaj marrëveshje të arritur nga dy presidentët, Kosova dhe Mali i Zi do të formojnë grupe punuese për të bërë punë në terren që nëse ka gabime në demarkacion, ato të evitohen. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme