Qeveria në mënyrë ‘taktike’ po heshtë zvogëlimin e ministrive

Zvogëlimi i numrit të dikastereve qeveritare nuk do të ndodhë gjatë këtij mandati të Qeverisë, ani pse një gjë e tillë ishte premtuar disa herë nga partnerët e koalicionit PDK-LDK.

Se nuk do të ketë zvogëlim të Ministrive e ka konfirmuar edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Mirëpo, për një gjë të tillë nuk kanë pranuar të flasin as përfaqësues të qeverisë së Kosovës, e as partneri i koalicionit qeverisës, LDK, shkruan “Zëri”.

Në anën tjetër, analistët politikë vlerësojnë se një tërheqje e këtij qëndrimi mund të ketë ardhur me qëllimin që të trasohet rruga për të shkuar në zgjedhje të parakohshme dhe të arrihen përfitime personale politike.

Sipas tyre, një gjë e tillë mund të jetë edhe një sinjal se ky koalicion do të përfundojë së ekzistuari.

Ndërsa, partitë opozitare kanë vlerësuar se riformatimi i këtillë nuk do të ndodhë me qëllimin e vetëm, që, siç thonë ata, partitë në pushtet të bëjnë pazare politike. Megjithatë, sipas tyre, vendi duhet që sa më parë të shkojë në zgjedhje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme