Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme ka miratuar informatën me propozim masat për avancimin e gjendjes së gjuhës maqedonase dhe ka obliguar Ministrinë e Kulturës që të zbatojë propozim masat e miratuara.
Këto masa, ndër tjerash, parashohin themelimin e fondit për mbështetje të afirmimit të gjuhës maqedonase në universitetet e huaja, hapjen dhe mbajtjen e lektoratëve në gjuhën maqedone në universitetet e huaja.
“Ne si Këshill i gjuhës maqedonase promovojmë politikën e qasjes së përbashkët dhe të planifikuar të të gjitha institucioneve që merren me gjuhë: komunikimi publik, arsimimi i të gjitha niveleve, studim shkencor i gjuhës maqedonase, promovim i gjuhës maqedonase në universitetet e huaja”, ka deklaruar Ludmill Spasov, Kryetar i Këshillit për gjuhë maqedone.
Ndërkaq, i pyetur nëse Qeveria ka miratuar masa për avancimin e gjuhës shqipe, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski është përgjigjur:
“Momentalisht deri sa flasim e dijmë të gjithë që në Kuvend ka filluar procedurë, në mënyrë transparente, për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë. Është debatuar shumë në këtë temë. Në Kuvend ndodhet propozim ligji”, ka thënë Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.
Ndërkohë, pjesë e masave të promovuara sot në Qeveri për avancimin e gjuhës shqipe, janë edhe rekonstruimi i shtëpive të lindjes apo ndërtimi i muzeve kushtuar personaliteteve të rëndësishëm për gjuhën dhe kulturën maqedonase.