Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Sipas paralajmërimeve, në këtë mbledhje pritet procedimi i Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, transmeton Koha.net.
Të paktën këtë e ka thënë të premten nga Londra kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i cili tregoi se për demarkacionin dhe procedimin e tij në Kuvend kishte biseduar me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee. Mustafa tha se me të ishte pajtuar që të hënën Qeveria ta procedojë në Kuvendin të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Mbledhja e Qeverisë është paraparë të fillojë në orën 10.