Qeveria propozon ligj për ndryshimin e gjinisë, opozita kundërshton ashpër

LEXO EDHE:

Gazetar: Adrian Kerimi

Qeveria propozon ligj për ndryshimin e gjinisë. Drafti i cili së shpejti do të gjendet para deputetëve në Kuvend përmban flamurin e BE-së. Në Ligjin për evidencën amë, Qeveria propozon të shtojë edhe një dispozitë e cila i mundëson martesat nga gjinia e njëjtë (në aspektin natyral) ndërsa gjini të ndryshme (në aspektin juridik).

YouTube video

Ligji për evidencën amë, Neni 1-a, pika 8
“Identiteti gjinor”- paraqet përjetim të brendshëm dhe individual të gjinisë për secilin person, e cila nuk korrespondon me gjininë e cila është e përcaktuar me lindje, përfshirë edhe ndjenjat personale të trupit dhe manifestime të tjera të gjinisë, siç janë: emri, veshja, të folurit dhe sjelljet”.

Dispozitat e propozuara lehtësojnë procedurën duke e tkurrur atë vetëm në deklarimin dhe notarizimin e saj.

Ligji për evidencën amë, Neni 19-c
“kopje të letërnjoftimit të kërkuesit për njohje ligjore të gjinisë; deklaratë nga kërkesa për njohje ligjore të gjinisë e përpiluar në noter në formë të akt noterit se identiteti gjinor nuk është në përputhje me seksin (gjininë) e emëruar në evidencën amë në momentin e lindjes…”.

Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk do ta mbështesin një ligj të tillë.

“Angazhohemi për ruajtjen e vlerave familjare dhe institucionin e familjes, si dhe luftimin e dukurive që sulmojnë këtë ind themelorë të shoqërisë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

“Për ne është e papranueshme të rrënohet familja tradicionale dhe të lejohet një tip tjetër i organizimit social që dëshiron të abuzojë me nocionin familje”, njoftojnë nga Alternativa.

“VMRO-DPMNE-ja është kundër kësaj zgjidhje ligjore e cila krijon bazë që në të ardhmen të ndryshohet Ligji për familjen në të cilin rregullohet martesa dhe familja si bashkësi mes një femre dhe një mashkulli”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM-ja thonë se ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe buxhetit shtetëror nga vendimet gjyqësore në Strasburg.

“Për shkak se falë kësaj çështje shteti paguan dëmshpërblim si pasojë e vendimeve në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg, detyrim i jonë mbetet t’i mbrojmë qytetarët dhe buxhetin”, thonë nga LSDM.

BDI-ja zgjodhi të heshtë, ndërsa zëvendësministri i të Drejtësisë nga radhët e BDI-së, Agim Nuhiu i tha televizionit Alsat se mendimi i tij është që ky ligj duhet të tërhiqet dhe të gjinden modalitetet me të cilat do të plotësohet standardet e drejtësisë Evropiane por mbi gjitha do të reflektohet edhe realiteti i shoqërisë në vendin tonë. Ligji aktual, familjen e paraqet si bashkësi mes burrit-gjinia mashkullore, gruas-gjinia femërore si dhe fëmijët dhe anëtarët tjerë të familjes, respektivisht paraardhësit dhe pasardhësit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme