Qeveria propozon ligj të ri për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Andrea Çobanova

– Advertisements –

Ndërtimet pa leje të ndërtuara në Mavrovë, Kodrën e Diellit, Matkë dhe më gjerë në bregun e Ohrit mund të legalizohen me Ligjin e ri për legalizimin e objekteve pa leje të miratuar nga Qeveria i cili do të hyjë në procedurë parlamentare, shkruan Alsat.

Tashmë në këto zona ka mbi 200 ndërtime pa leje, kryesisht uikend shtëpiza. Nuk do të ketë legalizim të objekteve vetëm në zona rreptësishtë të mbrojtura, pohon ministri Nuredini.

“Do të mund të legalizohen ato që janë në zona për përdorim të qëndrueshëm dhe brezin e mbrojtur të zonës. Natyrisht, Kodra e Diellit është zonë e mbrojtur sepse kemi studime që do ta zhvillojnë Kodrën e Diellit që të jetë qendër skijimi dhe të ketë infrastrukturë të mirë për turizëm. Ajo është e komunës së Tetovës dhe duhet të informojnë sa objekte pa leje ka dhe ato do të mund të legalizohen”- deklaroi Naser Nuredini – Ministër i Mjedisit.

Propozim-ligji parashikon legalizimin e objekteve pa leje të ndërtuara deri më 1 janar 2021. Pronarët do të mund të aplikojnë për legalizim brenda gjashtë muajve pas miratimit të ligjit në Kuvend. Në varësi të sipërfaqes katrore, do të paguhen shërbime më të larta komunale.

“Për sa i përket kompensimit të legalizimit, parashikohet mënyrë hap pas hapi të përllogaritjes së tarifës komunale”- pohoi Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Për një objekt me sipërfaqe deri në 80 metra katrorë, shuma e tarifës do të jetë plus 50 për qind e asaj të zakonshmes. Për një objekt mbi 80 metra, plus 100 për qind. Familjet me të ardhura neto vjetore deri në 180 mijë denarë do të lirohen nga pagesa. Qeveria pretendon se propozim-ligji i ri ka përfshirë shumë nga vërejtjet e opinionit për të cilat presidenti Pendarovski ka refuzuar ta nënshkruajë ligjin e miratuar më parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme