Në seancën e rregullt, Qeveria e Maqedonisë ka ngarkuar Ministrinë për Punë të Brendshme që brenda dy ditëve të paraqesë një propozim, me të cilin do të gjendet mënyra se si automjetet ukrainase, të cilat nuk posedojnë karton të gjelbër, të mund të hyjnë në vendin tonë dhe ato të përfshihen në trafik e përgjithshëm, duke mos u kërkuar drejtuesve të makinave, që të mbulojnë këto harxhime.
“Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, në koordinim me Ministrinë e Financave, dhe në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Sigurimeve dhe Agjencinë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve dhe Shoqatën e Shoqërive të Sigurimit, që të dorëzojnë propozimin përkatës brenda dy ditëve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për gjetjen e mënyrës se si makinat e udhëtarëve nga Ukraina, të cilët nuk posedojnë kartonin e gjelbër, të mund të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të përfshihen në trafik, duke mos u kërkuar drejtuesve të makinave që të mbulojnë këto harxhime,” informon shërbimi për shtyp i qeverisë.