Qeveria reagon pas aktakuzës ndaj veteranëve për seks me pagesë dhe mashtrim me lista

EULEX ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave që dyshohen se kanë ushtruar ndikimin e tyre që në këmbim të pagesave deri në 1 mijë euro, të sigurohet statusi dhe pensioni i veteranit të UÇK-së.

Këshilltari Politik i Kryeministrit, njëherësh udhëheqës i Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Gazmend Syla për Indeksonline ka thënë se kjo zyrë inkurajon organet që të trajtojnë sa më shumë këto çështje që dëmtojnë imazhin e veteranëve të luftës.

“Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, inkurajon të gjitha organet që trajtojnë çështjet të cilat dëmtojnë imazhin e veteranëve dhe vet luftës së UÇK-së, të angazhohen sa më shumë në identifikimin e kësaj dukurie negative, me të cilën po ballafaqohemi pothuajse çdo ditë”, ka thënë Syla.

Ai ka shtuar se pavarësisht që nuk kanë informacione, shpreson që personat përkatës të marrin dënimin.

“Pavarësisht se nuk kemi informacion rreth rastit në fjalë, shpresojmë se secili që ka keqpërdorur e falsifikuar, apo në forma të tjera ka përfituar paligjshëm statusin e veteranit, do të ndëshkohet nga organet kompetente”, ka thënë ai.

“Ju rikujtojmë se Zyra jonë bashkëpunon ngushtë me organet e rendit për parandalimin e këtyre dukurive”, ka theksuar në fund këshilltari i kryeministrit.

Në aktakuzën e ngritur sot nga EULEX thuhet se tre të pandehur janë akuzuar për veprat penale në lidhje me këto veprimtari (Ushtrim i ndikimit, Mashtrim dhe Falsifikim të dokumenteve), nga të cilët dy ishin falsifikuesit e këtij statusi me anë të mashtrimit, ndërsa njëri ishte përfitues i statusit të falsifikuar të veteranit të luftës
Për këtë aktakuzë ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, duke thënë se secili që ka keqpërdorur statusin e veteranit duhet të ndëshkohet.

Ndryshe, Hetimet e Policisë dhe EULEX-it kanë sjellë deri te zbulimi i një rrjeti ilegal të tregtimit të armëve dhe një sasie të armëve që përbëheshin nga eksplozivë dhe dy armë automatike. Përveç këtyre, në posedim të pandehurve ishin kapur edhe disa armë tjera të ndryshme, shkruan Indeksonline.

“Tre të pandehur janë akuzuar për veprat penale në lidhje me këto veprimtari (Ushtrim i ndikimit, Mashtrim dhe Falsifikim të dokumenteve), nga të cilët dy ishin falsifikuesit e këtij statusi me anë të mashtrimit, ndërsa njëri ishte përfitues i statusit të falsifikuar të veteranit të luftës” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në të njëjtën kohë, njëri nga të pandehurit ishte përfshirë edhe në shtytjen dhe aranzhimin e marrëdhënieve seksuale me pagesë ndërmjet një gruaje dhe disa burrave; duke përfituar nga kushtet e rënda ekonomike të saj dhe duke përfituar nga kjo veprimtari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme