Qeveria s’di ende për arrestimin e zyrtarit të saj

Bazuar në lajmin e publikuar në media lidhur me arrestimin e Drejtorit të Zyrës për Buxhet dhe Financa në Zyrën e Kryeministrit, Zyra e Kyrministrit Isa Mustafa ka thënë se deri më tani nuk kanë informatë zyrtare nga institucionet kompetente.

“Duke u bazuar në Rregulloren nr: 04/2016 për Bashkëpunim Institucional të Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurori i shtetit duhet të njoftojë autoritetet përkatëse publike, kur një shërbyes civil akuzohet, ose procedimi penal ka filluar ndaj tij/saj”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

“Në rast të njoftimit zyrtar nga organi kompetent për fillimin e procedurës penale ndaj një shërbyesi civil, Zyra e Kryeministrit do t’i ndërmarrë të gjitha masat ligjore konform nenit 69 të Ligjit nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme