Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje. Shefi i Grupit Parlamentar nga kjo parti, Avdullah Hoti, ka thënë se do t’i ftojë partitë politike shqiptare për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.
Hoti në konferencën e rregullt javore tha se Qeveria nuk është më Qeveri e shumicën, sepse tash, sipas tij, ka vetëm 40 deputetë.
“Organet e partisë janë duke e shqyrtuar tash situatën e re që është krijua . Ne e kemi bërë të qartë pozicionin që kjo qeveri nuk mund të vazhdoj më tutje vendi duhet të shkoj në zgjedhje ashtu siç kemi kërko tash e tre muaj .Me kryerjen e disa çështjeve të mëdha siç ishte demarkacionin. Por tash kemi një gjendje krejt të re. Sot kemi në pushtet një qeveri që ka vetëm 40 deputet janë 350 mijë vota në opozitë deputet pra shumicë me 350 mijë vota në opozitë, ndërkaq pozita ka deputet që kanë që kanë vetëm rreth 200 mijë vota. Një qeveri e pakicës nuk mund ta udhëheq vendin më tutje. Dhe si rrjedhim zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për këtë situatë ”,tha Hoti.
Ai ka thënë se do t’i ftojë partitë shqiptare që të diskutojnë për zgjedhje.
“Ne do të kërkojmë që të ulemi bashkë që sa më parë që zgjedhjet e ardhshme të jenë proces i dakorduar i organizuar mirë me datë i dakorduar mes subjekteve politike në kuvendin e Kosovës. Unë shpresoj që edh partitë të tjera do të reflektojnë karshi kësaj situate të re të krijuar sepse qeveria nuk mund të udhëheq vendin me vetëm 40 vota në Kuvendin e Kosovës. “, tha Hoti.
Hoti po ashtu ka komentuar edhe deportimin e 6 shtetasve turq nga vendi duke e quajtur rast skandaloz.
“Ajo që ndodhi dje është një skandal institucional që i ka ndodh Kosovës 10 vite pas shpalljes së pavarësi së Kosovës. Depërtimi i 6 shtetasve turq e ka bërë të qartë mënyrën si janë depërtuar ata njerëz që hierarkia institucionale nuk është respektuar në vend. Nuk dihet kush ka dhënë urdhër për këtë . Kryeministri i vendit që është përgjegjës për këtë çështje dhe presidenti të dy janë deklaruar se nuk janë deklarua që nuk kanë dhënë urdhër për këtë çështje , nuk janë përfill procedurat ligjore për depërtimin e këtyre shtetasve. “, tha Hoti.
Ai pa ashtu tha se për zhvillimet e djeshme do të kërkojnë përgjegjësi morale.
“Ne do të kërkojmë përgjegjësi morale dhe ligjorë për kryeministrin dhe për gjithë hierarkinë institucionale në vend që i ka ndërmarr këto vendime. Shkarkimi i ministrit të punëve të brendshëm dhe shkarkimi i drejtorit të AKI-së nuk është i mjaftueshëm ata nuk kanë mundur të ndërmarrin këto veprime dje pa një urdhër të qartë nga dikush që është mbi ta. Në këtë rast është presidenti dhe është kryeministri i vendit. Ata nuk mundte të fshihen duke i shkarkuar dy personat që vetë i kanë urdhëruar dy persona. Nëse kjo nuk qëndron atëherë praktikisht shteti i Kosovës nuk udhëhiqet nga presidenti e kryeministri por udhëhiqet nga shteti i Turqisë. Kjo është fatkeqe për vendin . Më vjen keq që kryeministri i vendit ka lejua të krijohet kjo situatë ”, tha Hoti.
Ai në fund ka thënë se Qeveria është e rrëzuar, parlamenti është komplet i shpartalluar ashtu siç e kanë paramenduar se do të ndodh , duke u nisur edhe nga fakti se si është formuar kjo Qeveri.