Qeveria serbe reagon ndaj Tadiqit për deklaratat e tij për Kosovën

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i qeverisë serbe ndaj ish-presidentit, Boris Tadiq i cili tha se Vuçiq po e përgatit opinionin për njohjen e Kosovës.

Shefi i të ashtuquajturës, zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ia ka kujtuar Tadiqit se gjatë kohës sa ishte kryeministër Kosova e shpalli pavarësinë, transmeton lajmi.net

Sipas Gjuriqit, turpi do të jetë gjithmonë prezent mbi Tadiqin në Serbi.

“Temat e Kosovës, dhe e dialogut, nuk është e qëndrueshme në kushtet e një lufte civile, dhe kur synohet poshtërimi i kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Tadiq.

Ai kishte shtuar se Serbia ka tema shumë më të domosdoshme për të diskutuar se për Kosovën, duke folur me theks të veçantë për toleranëcn, gjendjen e punëtorëve, të mediave, arsimit, zhvillimit teknologjik etj.

Ish-presidenti i Serbisë, tha se “nuk dëshiron të bëhet pjesë e shfaqjeve teatrale, që kanë për qëllim të justifikojë vendimet e mëhershme për Kosovën”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme