“Qeveria shtyu mbledhje” – LSM paralajmëron grevë?

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kumtoi se takimi me Qeverinë që duhet të mbahej sot është shtyrë për 31 janar 2022.

– Advertisements –

Siç njofton LSM, të premten do të mblidhen të gjitha organet e Sindikatës për aktivizimin e bordeve të grevës.

“Për zhgënjim të punëtorëve, takimi i planifikuar për sot mes Qeverisë dhe LSM-së me kërkesë të Qeverisë shtyhet për 31.01.2022. LSM pas prezantimit të Studimit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe efektet e saj në funksionimin e kompanive të përgatitur nga profesorë eminentë, vazhdon me aktivitetet të enjten dhe menjëherë të premten do ta mbledhë kryesinë e LSM-së, Këshillin e LSM-së dhe zyrat rajonale të sindikatës dhe përfaqësitë me një qëllim – aktivizimin e bordeve të grevës dhe respektimin e procedurave të grevës si dhe caktimin e datës për përgatitjen e grevës”, informoi LSM-ja.

Këto aktivitete, sipas Sindikatës, kanë një qëllim – zgjidhjen e problemeve ekzistenciale të punëtorëve, rritjen e pagës minimale deri në 18.000 denarë, rritjen e pagave tjera dhe përcaktimin e rekursit për pushim vjetor në sektorin publik, në përputhje me të drejtën e përcaktuar të punëtorëve në sektorin privat.

“Kërkojmë gjithashtu zgjatjen e masës për ngrirje/kufizim të çmimeve të produkteve ushqimore bazë pas datës 31.01.2022”, shton LSM-ja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme