Qeveria s’i ka votat për demarkacionin!

Qeveria e Kosovës nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për miratimin e marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, as pas ankes marrëveshjes së arritur në nivel presidenësh.

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim i mirëinformuar brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, është Lista Serbe ajo e cila po e pengon këtë proces.

Lista Serbe ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështes ratifikimin e demarkacionit. Deri më tani janë siguruar 78 vota për ratifkimin e saj. Grupet Parlamentare po bëjnë përpjekje që të sigurojnë 83 vota për miratimin e kësaj marrëveshje në atë mënyrë që të vazhdohet sigurtë në këtë proces”, tha ky burim brenda koalicionit qeverisës.

Ndryshe, Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur  se ditën e nesërme ose më së voni të pasnesërme do të ftohet seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Një gjë të tillë Haradinaj, e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua kërkesa e drejtuar Kuvendit për tërheqjen e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, me qëllim që Projektligji t’i bashkëngjitet edhe deklarata e arritur mes presidentëve të të dyja shteteve.

Nuk kemi kohë për të humbur. Nesër ose më së voni pasnesër do të ftohet seanca për ratifikimin e demarakcionit. Pasnesër gjithqysh, por nesër janë gjasat më të mëdha që ajo të ndodh. Ne do të procedojmë në Kuvend ligjin për ratifkim dhe dokumentet përcjellëse“, tha Haradinaj.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nevojiten 80 vota të deputetëve. /Gazeta Blic/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme