Qeveria: Situata me mazutin është e qëndrueshme, LSDM kërkon hetim për humbjet

Gazetar: Angell Dimovski

Megjithëse është një situatë krize dhe vendet e rajonit na ofrojnë ndihmë me mazut për të kapërcyer situatën e krizës me këtë energjens, autoritetet në Maqedoni thonë se situata është e qëndrueshme dhe se nuk ka nevojë për ndihmë nga vendet fqinje. Bullgaria ka ofruar e para ndihmë, por autoritetet thonë se për momentin nuk ka nevojë. Mucunski realizoi bisedë telefonike me homologun e tij bullgar Georgiev.

“Ministri Mucunski shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar, duke theksuar se për momentin nuk ka nevojë për mbështetje shtesë, sepse situata është e qëndrueshme”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministrja e Energjisë Sanja Bozhinovska thotë se Qeveria do t’i japë EMV-së rezervat e mazutit derisa fermerët grekë të ndalojnë grevën.

“Si Qeveri e përgjegjshme, ne do të japim pa kompensim rezervat e mazutit, kështu që unë do të lexoj dekretin, kështu që me vendimin për situatë krize në furnizimin me energji elektrike, për shkak të mungesës së energjensëve,  do të thotë se ne do të lejojmë SHA EMV të marrë rezervat shtetërore të mazutit, kështu që natyrisht kur fermerët grekë të ndalojnë grevën, ata do të vazhdojnë të furnizohen me mazut“, u shpreh Sanja Bozhinovska – Ministre e Energjetikës.

LSDM-ja opozitare kërkoi që Prokuroria Publike të hapë menjëherë një hetim për humbjet prej 100 milionë eurosh dhe të vendosë përgjegjësi dhe pyeti pse nuk u sigurua naftë në kohë.

Bllokimet nga fermerët grekë në vendkalimet kufitare me Greqinë, të cilat vazhdojnë prej javësh, kanë penguar ndjeshëm furnizimin e rregullt të mazutit  në termocentralet, duke bërë që EMV t’i kërkojë qeverisë të shpallë situatë krize, që ata të mund të përdorin rezervat nga Qeveria e që të shmangin vonesat e prodhimit. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme