Qeveria strehë për njerëz nën aktakuzë

Qeveria e Ramush Haradinajt është bërë strehë për njerëz nën aktakuzë. Prej fillimit të mandatit, pjesë e saj është ministri Valdrin Lluka, i cili ndodhet në proces gjyqësor për konflikt interesi, ndërsa nga java e shkuar një aktakuzë është ngritur edhe ndaj ministrit Besim Beqaj, si një nga eksponentët e aferës “Pronto”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministrat vetë nuk janë dorëhequr. Nga ana tjetër, kreu i Qeverisë nuk e ka prekur asnjërin nga ta. Kësisoj, ai ka braktisur standardin e vënë nga ekzekutivi paraprak, për të mos përfshirë në kabinet ose për të liruar nga detyra njerëzit nën akuzë.

Në mandatin e shkuar sa ishte në opozitë, Haradinaj kishte përdorur aferën e përgjimeve “Pronto”, si armën kryesore kundër PDK-së. Por tash kur bashkëqeveris me këtë subjekt politik, nuk ka treguar nëse beson në pafajësinë e ministrit Beqaj, që pandehet për abuzimet e zbuluara nga përgjimet. Gazeta ka adresuar gjatë ditës disa pyetje në Zyrën e kryeministrit, përfshirë edhe atë që kërkon arsyet e mungesës së masave ndaj ministrave, por përgjigja ka munguar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme