Qeveria zgjat afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për zgjedhësit, afati i ri deri më 31 maj 2025

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka marrë vendimin për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë për dokumentet e identitetit të shtetasve që u ka skaduar ose u përfundon më 11 maj.


Ky vendim u mor pasi rezulton se ka një numër të konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar ose do t’u skadojë afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri më 11 maj, dokumente të cilat janë të domosdoshme për votim.

Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike shtyhet deri më 31 maj 2025.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme