Qeveria sot, në një seancë të jashtëzakonshme, vendosi ta zgjasë deri më 1 qershor afatin e masave të dedikuara për zbutjen e rritjes së çmimeve dhe mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Kochoska, përmes profilit të saj në Facebook.
Si Qeveri dhe Ministri e Financave, siç potencoi, sigurojmë stabilitet dhe parashikueshmëri, ulje të presioneve inflatore, mbështetje të ekonomisë dhe ruajtje të standardit të jetesës së qytetarëve.
Vendimi paraprak i Qeverisë për ulje të akcizës të derivateve dhe të TVSH-së për benzinat nga 18 në 10 përqind skadon të hënën më 18 maj. Me vazhdimin e afatit edhe gjatë dy javëve të ardhshme derivatet do të shiten me çmime më të ulëta. Njëherit, të hënën skadon edhe afati i zbritjes së ofruar nga importuesi më i madh i produkteve të naftës në vend, OKTA. OKTA u ofron shumicës së stacioneve të benzinës në vend zbritje prej tre denarësh për një litër dizel dhe prej dy denarësh për benzinat.



