Qeveritari i arrestuar për mashtrim, mburrej me policinë e Kosovës. Tash ka një arsye më shumë!

Nën dyshimin se ka kërkuar para për zgjidhjen e një lënde në gjykatë, Policia ka arrestuar Drejtorin e Financave në Qeverinë e Kosovës. 

Sipas burimeve policiore, i arrestuari është Zahir Bajrami zyrtar i lartë në drejtorinë e financave në Qeverinë e Kosovës, njofton portali Sakte.net

Në raport thuhet se janë arrestuar dy persona për mashtrim.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim ia kanë marrë viktimës një shume te konsiderueshme parash me qëllim të heqjes së një dënimi të shqiptuar nga një gjykatë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në rrjetin e tij social, Bajrami jo shumë kohë më parë ishte krenuar me policinë e Kosovës dhe gadishmërinë e saj, ndërsa kishte shpërndarë foton e forcave speciale me rastin e aksionit për ndalimin e trenit serb. Tani, ky zyrtar i lartë qeveritar do të ketë një arsye më shumë për t’u mburrur me efikasitetin e policisë së Kosovës, e cila e arrestoi atë dhe një bashkëpunëtor të tij për mashtrim./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme