Reperi i njohur Arkimed Lushaj ndodhet në Kosovë! Ai ka rrëfyer së fundmi si dhe pse është detyruar të arratiset nga Shqipëria, pasi u shpall në kërkim nga Policia për shkak të trazirave që ndodhën gjatë protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Në emisionin Prive në Kosovë, Lushaj “Stresi” ka shpjeguar si arriti t’iu shpëtonte qindra policëve që po e kërkonin natën nëpër Tiranë si një nga organizatorët kryesorë të protestës, derisa të arratisej edhe nga Shqipëria.
“Ishte shumë e vështirë, – tha Stresi, – sepse pas protestës, ishin dhënë urdhra, gjithqysh, “djali i Sali Lushës”, “militanti i PD-së” – me ardh në Drejtorinë e Policisë!
Kemi dalë disi dhe jemi bllokuar në një vend! Kemi hynë në një kafene të mbuluar dhe kur kemi parë që protestuesit janë zhvendosur tek Drejtoria, e kemi ditur që krejt shkojnë aty.
Dhe, kemi marrë një shok tim që punon me shoferat e varrimit, po, veç me dalë deri në autoband…Dhe kam hip me të aty, me atë kerrin domethënë (tregon me dorë si i shtrirë) e kemi dalë deri në Laç.
E aty në Laç, fëshhh…I përshëndes krej çunat, Mariusin, Emiljanon, krejt, krejt….” vazhdon me buzë në gaz reperi.
© SYRI.ne