QKUK: Bajram Rexhepi u dërgua për shërim në Turqi!

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, çaste më parë ka dalë nga QKUK-ja dhe është nisur për Turqi, ku do të dërgohet për shërim pas sulmeve në tru të pësuara para tetë ditësh.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Shpend Fazliu, zëdhënës për media në QKUK.

“Z. Rexhepi është nisur për Turqi, ku pritet të vazhdojë me fazën e rehabilitimit mjekësor, në mungesë të një institucioni të specializuar në Kosovë”, ka thënë Fazliu.

Sipas tij, komisioni konsiliar ka kostatuar se Rexhepit i nevojitet të filloj fazën e rehabilitimit në një institucion të specializuar jashtë vendit.

“Komisioni konsiliar në takimet e vazhdueshme që ka mbajtur lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit, ka konstatuar se atij i nevojitet të filloj fazën e rehabilitimit në një institucion të specializuar jashtë vendit. Institucionet e Republikës se Kosovës, përkrahur nga Ambasada Turke në Kosovë dhe shteti turk, pas rekomandimit të konsiliumit, ka udhëhequr të gjitha procedurat ligjore në fuqi”, tha Fazliu.

Rexhepi për më shumë se një javë ka qëndruar në QKUK, ku ka marrë trajtime pas dy sulmeve në tru që i ka pësuar.

Ndryshe, Bajram Rexhepi viteve të fundit është tërhequr krejtësisht nga politika dhe i është përkushtuar profesionit të tij prej kirurgu./GazetaBlic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme